Shtrirja e plotë e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, një sfidë në vete

Shtrirja e plotë e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, një sfidë në vete
Shtrirja e plotë e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, një sfidë në vete

Dr. Hysni Aliu

  • 30 June 2023 - 07:37

 

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Në arenën ndërkombëtare dhe në Kosovë fatkeqësisht ka shumë dilema dhe dyshime në lidhje me veprimet e shtetit të Kosovës në veri, për shtrirjen e rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë, në mënyrë që shteti i Kosovës të jetë i gatshëm për integrim në BE, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare. Një shtet gjysmak, askush nuk do donte ta inkorporonte në strukturat e veta. Fatkeqësisht, hapat konkret për shtrirjen e shtetit në gjithë territorin e Kosovës, kanë nxit reagime të grupeve të ndryshme të interesit jashtë dhe brenda.

-Intervenimi i shtetit të Kosovës në veri, ishte ndalje e planit për ndarjen e Kosovës. Atë botë kur ish presidenti Trump, përkrahte ndarjen dhe kur z. Thaçi u kthye nga Vjena pas akuzës fatkeqe nga gjykata speciale, gjë e cila fundosi planet për ndarje, kësaj here intervenimi i shtetit tonë në veri ishte fundosja e dytë qe ju bë ati plani që fshehtë u riaktivizua nga disa diplomat që besoj që bota sillet rreth tyre edhe kur punojnë në dëm të shtetit apo unionit që përfaqësojnë.

Së këndejmi, unë besoj fortësisht që, ashtu siç ishin fuqitë e mëdha prapa medaljes së copëtimit të Kosovës në kohën e Thaçit të njëjtat shtete qëndrojnë prapa intervenimit të shtetit tonë tani jo duke kthyer presidentin tonë por duke përkrahur kryeministrin që të bënë hapa të guximshëm që rrezikojnë ose përmbysin karrierën e tij politike, por që shpëtojnë vendin e tij nga copëtimi. Herën e kaluar ishte z. Haradinaj aj që së bashku me Kurtin penguan copëtimin e Kosovës duke i treguar vendin Mogherinit e Grenellit, kurse tani fatkeqësisht i vetmuar nga krerët tjerë të politikës Kosovare ka mbetur z. Albin Kurti. Në realitet, nuk është i vetëm, sepse ka mbrapa botën demokratike por veçanërisht njerëzit largpamës të shtetit tonë. Shumica e popullit janë me Z. Kurtin, përjashto këtu një pjesë të atyre që ju ka ndalë rrjedhja në qeshmen e hajnisë. Po dua të them që Kosova në 3 vite 2 herë ndali një tendencë për ndarje të territoreve në bazë të etnisë, te që e cila do ishte një shembull perfekt për tu shfrytëzuar nga nacionalistët kudo në Evropë e botë. Si në shumë beteja të tjera, z Kurti së bashku me presidenten Osmani, besoj që do ta nxjerrin Kosovën fituese edhe pse mund të ju kushtoj me qarjen e tyre politike. Evropa dhe SHBA sot po mbrohet në veriun e Kosovës, pa marr parasysh deklarimeve të ndryshme të zyrtarëve ta caktuar perëndimor. Tanimë rreziku më i madh i kërcënohet Bosnjës e Hercegovinës, sepse sipas mendimi tim, humbja e Veriut të Kosovës nga Serbia, do të aktivizon automatikisht planin e vjetër serb për copëtimin e Bosnjës, dhe kjo është ajo për të cilën po flasin ndërmjetësuesit ndërkombëtare kur po i përsëritin fjalët e Vuçiqit se po rrezikohet një konflikt rajonal. Unë e ftoj qeverinë Kurti dhe presidenten Osmani, të vazhdojnë rrugën që kanë filluar, duke ju zbuluar të bërat e ndërmjetësuesve dhe premtimet e kota nga BE. E ftoj udhëheqësin e shtetit tonë, që edhe BE- se edhe SHBA- se të ju tregojnë që ju jeni nëna dhe babai ynë, për të cilët mundemi edhe të flijohemi nëse është nevoja, pore si një fëmijë i pjekur, Kosova nuk mundet me tutje të jetë i cenuar, i kërcënuar, i nënshtruar dhe pa besim e vetëbesim, pa dinjitet e identitet. Unë e ftoj qeverinë Kosovës që të bëj një plan për implementimin e marrëveshjes së Ohrit në mënyre trelaterale Kosovë-BE-SHBA. Kjo është e vetmja mënyrë për të ecur përpara. Në vend që sekuencimin që duhet ta bënë me Serbinë për gjërat që janë marr vesh në Ohër dhe zbatimin e tyre qeveria e Kosovës këtë plan zbatimi duhet ta bëjnë me BE dhe SHBA-të, të cilët me shkrim do futeshin garant të zbatimit të cdo pikë të asaj marrëveshje, ku shtrirja e rendit e ligjit do përkrahej pikërisht nga BE SHBA, pastaj integrimi në KE, INTERPOL, NATO, BE dhe OKB. Një marrëveshje e tillë do ja mbyllte edhe gojën Serbisë edhe rrugën për të penguar proceset për të cilat janë marr vesh. Do të mbetej pastaj në duart e BE se detyrimi i Serbisë për të mos i dal pengës Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe zbatimi i obligimeve që Serbia ka marr nga marrëveshja e Ohrit. Këto kushtëzime do bëheshin nëpërmes ndërprerjes së procesit të integrimit dhe fondeve të caktuara zhvillimore. Kjo do ta shpëtonte Kosovën pa konflikt dhe pa ndarje. Variantet tjera janë shumë të rrezikshme dhe të dëmshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".