Ilir Daja: Në garat evropiane përfaqësojmë futbollin kosovar, jo vetëm ekipin e Ballkanit

  • S.A /
  • 11 July 2023 - 10:06
Ilir Daja: Në garat evropiane përfaqësojmë futbollin kosovar, jo vetëm ekipin e Ballkanit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve ndaj Ludogorets, ka thënë se skuadra e tij në këtë kualifikime do ta përfaqësojë futbollin kosovar dhe jo vetëm Ballkanin si skuadër, transmeton "Kosova Sot Online". 

Daja thotë se është në dijeni të vështirësisë së kësaj ndeshje, por se do të tentojnë të paraqiten në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Përfaqësojmë jo vetëm Ballkanin por futbollin e Kosovës. Ndeshje e vështirë por me grupin kemi stërvitur anën taktike shumë mirë për një muaj e gjysmë dhe do të provojmë shanset tona.”Ballkani sot luan në orën 20:45 lundër Ludogorets.

(Kosova Sot Online )