Super-talenti Guler në stil të Zidanet, spektakël dhe gola në stërvitjen e Realit

  • S.A /
  • 13 July 2023 - 08:54
Super-talenti Guler në stil të Zidanet, spektakël dhe gola në stërvitjen e Realit

Arda Guler është sensacioni më i ri i futbollit evropian, transmeton "Kosova Sot Online".

Super-talenti turk po i mahnit të gjithë me aftësitë e tij të jashtëzakonshme. Përforcimi i fundit i Real Madridit po bën veprime magjike në stërvitjet me ekipin spanjoll.

Në stërvitjen e djeshme, 18 vjeçari i realizoi disa gola, ndërsa njëri prej tyre ishte vërtet special.

Futbollisti i deridjeshëm i Fenerbahçes i kaloi dy lojtarë në stil të Zinedine Zidanet dhe më pas i treti u zhagit, por nuk mundi ta ndalte topin që po shkonte drejt rrjetës.

Real Madridi, përmes faqes zyrtare në Instagram e ka postuar këtë gol magjik të Guler, i cili dita-ditës po e bind trajnerin Carlo Ancelotti që duhet të ketë kujdes dhe ta marrë në konsideratë në sezonin 2023/24 përkundër moshës së tij shumë të re.

Guler konsiderohet si njëri prej yjeve të së ardhmes në futbollin evropian, ndërsa loja e tij krahasohet me atë të legjendës, Lionel Messi. Për më tepër, veprimin magjik të përfaqësuesit të ri turk mund ta shikoni në videon më poshtë. 

(Kosova Sot Online )