Interi ia propozon një “pako” të re Chelseat për Lukakun

  • S.A /
  • 13 July 2023 - 09:28
Interi ia propozon një “pako” të re Chelseat për Lukakun

Interi e ka dërguar një ofertë të re për Romelu Lukakun tek Chelsea, transmeton "Kosova sot Online".

Nënkampioni evropian e ka bërë një propozim të një “pakoje” prej 30 milionë eurosh.

“Nerazzurri” shpresojnë që ta finalizojnë marrëveshjen me “Blues”, ndërsa palët po i vazhdojnë negociatat rreth shumës së transferit dhe bonuseve.

“Të Kaltrit” nuk duan ta huazojnë më përfaqësuesin belg dhe duan ta shesin menjëherë atë.

Edhe Interi e ka ndërmend ta blejë një herë e mirë ish-futbollistin e Evertonit dhe të Manchester Unitedit.

Lukaku ka hequr dorë nga ofertat e majme nga Arabia Saudite pasi dëshiron të qëndrojë në Itali, i vendosur për ta treguar veten në eksperiencën e dytë tek Zikaltrit. 

(Kosova Sot Online )