Futbollisto Jordan Henderson merr ofertë të çmendur joshëse nga Arabia Saudite

  • S.A /
  • 13 July 2023 - 11:15
Futbollisto Jordan Henderson merr ofertë të çmendur joshëse nga Arabia Saudite

Jordan Henderson është futbollisti i radhës nga Premierliga që ka marrë ofertë nga Arabia Saudite.Mesfushori anglez është bërë objektiv i klubit të Saudi Pro League, Al Ettifaq, shkruan "Kosova Sot Online".

Klubi saudit e ka përmirësuar ofertën në mënyrë që ta bindë lojtarin që t’i bashkohet ekipit.

Madje, eksperti i transfereve, Fabrizio Romano raporton se Al Ettifaq i ka ndërprerë bisedimet me dy lojtarë të tjerë vetëm për t’u munduar që ta bindë mesfushorin e Liverpoolit.

Trajneri i ri i ekipit arab, Steven Gerrard po e shtyn çështjen përpara duke e konsideruar përfaqësuesin anglez si një transfer të madh dhe kyç në projektin e tij saudit.

Zërat pranë klubit saudit i shohin bisedimet në progres e sipër pasi Henderson po joshet nga oferta e majme e klubit arab.

(Kosova Sot Online  )