Ylli i Evertonit Dele Alli i zbulon momentet e errëta të jetës

  • S.A /
  • 13 July 2023 - 13:20
Ylli i Evertonit Dele Alli i zbulon momentet e errëta të jetës

Dele Alli ka zbuluar se i kishte kaluar gjashtë javë në rehabilitim për ta kapërcyer varësinë e ilaçeve të gjumit, transmeton "Kosova Sot Online ".

27 vjeçari thotë se e mori vendimin pasi i ishte thënë se kishte nevojë për një ndërhyrje kirurgjike.

“U bëra i varur nga pilulat e gjumit. Është një problem që nuk e kisha veç unë, por edhe shumë njerëz të futbollit”, deklaroi ai në një intervistë me Gary Neville në “The Overlap”.

“Tash është koha e duhur për t’ua treguar këtë njerëzve. Është e vështirë të flasësh për këtë punë pasi ka ndodhur vonë dhe për një kohë isha i frikësuar të flisja për këtë. Kur u ktheva nga Turqia e kuptova se kisha nevojë për operim. Mentalisht isha i fjetur. Vendosa të shkoja në një rehabilitim modern i cili merret me varësinë dhe shëndetin mental dhe traumën. Ndjeva se ishte koha e duhur për mua”, vazhdoi ai.

“Isha në një cikël të keq dhe vendosa të shkoja. Të shkosh në rehabilitim është e frikshme, por nuk e kam imagjinuar kurrë se sa shumë mund të fitosh nga ai. Isha në vend të gabuar. Shumë gjëra më kanë ndodhur kur isha i ri”, shton futbollisti i Evertonit, i cili zbulon se kishte menduar të pensionohej nga futbolli kur ishte 24 vjeç në kohën kur Tottenhami në atë kohë drejtohej nga Jose Mourinho.

Ish-futbollisti i Besiktasit ka treguar se kishte fëmijëri të vështirë, duke zbuluar se ishte ngacmuar seksualisht dhe kishte filluar të përdorte edhe drogë. 

(Kosova Sot Online )