LeBron i gëzon tifozët, do të luajë të paktën edhe një vit

  • S.A /
  • 13 July 2023 - 13:50
LeBron i gëzon tifozët, do të luajë të paktën edhe një vit

LeBron James i ka gëzuar tifozët e basketbollit. Legjenda e NBA ka njoftuar se nuk do të pensionohet gjatë kësaj vere, ndonëse ekzistonte frika se do të ndodhte një gjë e tillë, transmeton "Kosova Sot Online".

Njëri prej basketbollistëve më të mirë në histori të këtij sporti ka konfirmuar se do të jetë pjesë e ligës më të fortë në botë edhe në edicionin 2023/24.

Në një deklaratë të tij të dhënë në muajin maj në njëfarë mënyrë i kishte ngritur dyshimet për një pensionim të mundshëm, por James do të jetë pjesë e NBA-së në sezonin e tij të 21-të në karrierë.

“Mua nuk më intereson se sa pikë do të mundë t’i shënoj dhe se çka do të mundë dhe s’do të mundë të bëj në parket. “Në ditën që nuk do të mundë të jap gjithçka që mundem në parket, ajo ditë do të jetë që unë do të ndalem. Jeni me fat djelmosha, sot nuk është ajo ditë”, deklaroi James.

38 vjeçari, i cili e pati një karrierë të suksesshme në Cleveland, Miami dhe tash në Los Angeles Lakers, është i vendosur ta japë maksimumin për ta kaluar një edicion pozitiv, e më pas do të vendosë nëse do të vazhdojë apo jo. 

(Kosova Sot Online )