FIFA i shpërblen klubet që ua përdori lojtarët në Kupën e Botës

  • S.A /
  • 13 July 2023 - 13:58
FIFA i shpërblen klubet që ua përdori lojtarët në Kupën e Botës

FIFA e ka kompensuar financiarisht çdo klub që ua përdori lojtarët në Botërorin e Katarit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Për çdo lojtar, shtëpia e futbollit botëror i ndau nga 10 mijë euro për një ditë që e kaloi në “Katar 2022”. Në total, FIFA i ndau 142,7 milionë euro si kompensim për klubet në mbarë botën. Klubet angleze u kompensuan më së shumti, respektivisht 33,87 milionë euro, kurse Spanja ishte e dyta me një total prej 21,74 milionë euro.

Manchester City mori më shumë se çdo klub, më saktësisht 4,13 milionë euro, ndërsa gjendet përpara Barcelonës, me 4,08 milionë dhe Real Madridit, me 3,45 milionë. Atletico Madridi dhe Sevilla i morën nga 2,9 respektivisht 2,41 milionë euro, kurse Villarreali, Valencia e Real Betisi i përfituan nga 1 milion euro.

Barcelona i pati më së shumti lojtarë në Botëror, 17 sosh. 440 klube nga 51 klube të botës do të përfitojnë nga pjesëmarrja e lojtarëve të tye në Kupën e Botës. 

(Kosova Sot Online )