700 mijë funte, Henderson pranon ofertën e lartë të Al Ettifaq

  • S.A /
  • 13 July 2023 - 15:07
 700 mijë funte, Henderson pranon ofertën e lartë të Al Ettifaq

Ylli i Liverpoolit, Jordan Henderson thuhet se ka pranuar ofertën e lartë financiare nga Al Ettifaq, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Henderson ka pranuar propozimin e Al Ettifaq. Ka një marrëveshje në parim, por ende verbale. 

Kontrata thuhet se ka rënë dakord, ndërsa marrëveshja tani varet nga Liverpooli dhe Al Ettifaq që të diskutojnë për tarifën e transferimit. Reds duan para nga ky transferim pas nuk ka asnjë shans për ta lënë kapitenin e tyre të largohet falas. Hendersoni thuhet se ka folur tashmë me trajnerin Jurgen Klopp sot dhe ka dritë jeshile për t’u larguar. 

Klubi saudit i ka paraqitur lojtarit një kontratë me vlerë 700 mijë funte në javë, e cila është katërfish më e lartë se paga e tij te Reds.

Te Al Ettifaq, Henderson do ta takonte ish-bashkëlojtarin e tij, tani trajnerin Steven Gerrard.

(Kosova Sot Online )