Benzema i nis përgatitjet me ekipin e ri, menjëherë bëhet protagonist në stërvitje

  • S.A /
  • 13 July 2023 - 15:44
Benzema i nis përgatitjet me ekipin e ri, menjëherë bëhet protagonist në stërvitje

Karim Benzema i ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, shkruan "Kosova Sot Online". Sulmuesi francez iu bashkua javë më parë ekipit nga Arabia Saudite, Al Ittihad. Dhe, krejt sytë e kamerave dhe fokusi i të gjithëve ishte tek fituesi i fundit të Topit të Artë.

Veterani i sulmit i dha fund eksperiencës evropiane, ku fitoi gjithçka me Real Madridin për ta pranuar një ofertë të majme nga Lindja e Mesme. E tash, ish-përfaqësuesi francez është i vendosur për ta treguar veten edhe në Saudi Pro League. Ai u bë njëri prej lojtarëve më të paguar në Arabinë Saudite.

(Kosova Sot Online )