Ekipet shqiptare me rezultate pozitive në Ligën e Konferencës

  • S.A /
  • 14 July 2023 - 09:04
 Ekipet shqiptare  me rezultate pozitive në Ligën e Konferencës

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet  në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, transmeton "Kosova Sot Online".

Dukagjini debutoi me fitore të madhe ndaj Europas 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Në anën tjetër, Gjilani arriti të barazonte 2:2 në udhëtim në Luksemburg ndaj ekipit Progres Niedercorn.

Kurse, ekipet shqiptare në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut arritën rezultate pozitive, përveç Vllaznisë, që u mposht në udhëtim 3:1 nga Linfield.

Dukagjini 2:1 Europa 

Progres Niedercorn 2:2 Gjilani

Ararat 1:1 Egnatia

Hegelmann 0:5 Shkupi

Tirana 1:1 Dinamo Batumi

Shkendija 1:0 Haverfordwest

Linfield 3:1 Vllaznia

(Kosova Sot Online )