Kalimi i Onana te Man Utd lejon Interin të mbyll transferimin e tre objektivave të verës

  • S.A /
  • 14 July 2023 - 09:34
Kalimi i Onana te Man Utd lejon Interin të mbyll transferimin e tre objektivave të verës

Interi pritet të përfundojë sot (e premte) shitjen e Andre Onanas te Manchester United, duke i lejuar ata të ecin përpara për objektivat e tyre kyçe të transferimeve të verës, transmeton "Kosova Sot Online".

Raportime të shumta në Itali janë të bindur se Nerazzurrët do ta shesin portierin kamerunas te Djajtë e Kuq para fundit të ditës së sotme, në një marrëveshje me vlerë rreth 53-55 milionë euro në total.

Shitja e Onanës përfaqëson një fitim të rëndësishëm kapital për Interin, duke pasur parasysh se ai erdhi si transferim i lirë verën e kaluar. 27-vjeçari shkëlqeu në vitin e tij të parë në klub, duke mbajtur tetë portën e paprekur në 13 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online )

Lexo po ashtuInteri duket gati ta shesë Onanan te Manchester United

Mediumi Gazzetta dello Sport detajon se si Interi dhe Manchester United po punojnë tani për të përfunduar marrëveshjen Onana, në një ofertë prej 50 milionë euro plus 3-5 milionë euro bonuse.

Reklama

Pasi kjo të jetë përfunduar, Nerazzurrët do të riinvestojnë menjëherë 6 milionë euro nga kjo tarifë në Yann Sommer të Bayern Munich dhe një pjesë do të shpenzohen gjithashtu për portierin Anatoliy Trubin të Shakhtar Donetsk.

Megjithatë, pjesa më e madhe e fitimeve do të përdoret për të rikthyer Romelu Lukakun.

Oferta shtesë prej 30 milionë eurosh e Interit nuk arriti të bindë Chelsean, por ofrimi i 35 milionë eurove plus bonuse mund të mjaftojë për të gjetur një marrëveshje.

(Kosova Sot Online )