Vajzat-Kosova e mposhti Lihtenshtajnin me rezultat të thellë

  • S.A /
  • 14 July 2023 - 10:46
Vajzat-Kosova e mposhti Lihtenshtajnin me rezultat të thellë

Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur Lihtenshtajnin, me rezultat bindës 4:0, në ndeshjen e parë miqësore që u zhvillua sot në Kampin Nacional në Hajvali, transmeton "Kosova Sot Online"

Trajnerja Anneli Andersen hodhi në fushë formacionin me këtë përbërje: Besarta Leci, Rrezona Ramadani, Valentina Limani, Lumbardha Misini, Albulena Guri, Erëleta Memeti, Merita Bajrami, Feride Kastrati, Kaltrina Biqkaj, Donjeta Halilaj dhe Edona Kryeziu.

Skandal/ Vuçiq si e porosit gazetaren t’ia bëj pyetjen për Maqedoninë - Ga…
Dardanet patën paraqitje të mirë duke dominuar që nga fillimi, por golin e epërsisë e arritën në minutën e 41-të nëpërmjet Erëleta Memetit.

Kosova pati edhe disa raste në pjesën e parë por që nuk arriti t’i konkretizoi.


Dardanet nuk e ndryshuan ritmin as në pjesën e dytë, edhe pse trajnerja bëri ndryshime në formacion.

Pak minuta pasi filloi kjo periudhë e lojës, Kosova përfitoi penallti në minutën 58, të cilën me saktësi e ekzekutoi Feride Kastrati, për rezultatin 2:0.

Tre minuta më vonë Kaltrina Biqkaj e shtoi epërsinë në 3:0, me çka Kosova veçse e vulosi fitoren. Megjithatë, as kjo epërsi e lartë nuk i ndali Dardanet, të cilat luajtën pa presion dhe në minutën e 87-të Jehona Shala shënoi nga penalltia për 4:0, me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi.

Ndeshjen e dytë miqësore kundër Lihtenshtajnit, Kosova e zhvillon të dielën nga ora 11:30 po ashtu në Kampin Nacional në Hajvali.

(Kosova Sot Online )