Futbollisti Kosovar Milot Rashica refuzon ofertën e Fenerbahces: Në Turqi luaj vetëm për Galatasarayn

  • S.A /
  • 14 July 2023 - 13:34
Futbollisti Kosovar Milot Rashica refuzon ofertën e Fenerbahces: Në Turqi luaj vetëm për Galatasarayn

Milot Rashica raportohet se e ka refuzuar gjigantin turk, Fenerbahce, përcjell "Kosova Sot Online ".

Sipas medias turke, Ajans 1905 ylli kosovar ka refuzuar ofertën e Fenerbahces.

“Në Turqi luaj vetëm për Galatasarayn”, raportohet të ketë qenë përgjigja e anësorit kosovar.

Kujtojmë se edicionin e kaluar, Rashica ishte pjesë e Galatasarayt, duke e fituar titullin e kampionit.

Ai ishte si i huazuar nga Norwich, ndërsa nuk dihet se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online )