Siguria e qytetarëve dhe sovranitetit të shtetit përgjegjësi ekskluzive e organeve të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes

Siguria e qytetarëve dhe sovranitetit të shtetit përgjegjësi ekskluzive e organeve të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes
Siguria e qytetarëve dhe sovranitetit të shtetit përgjegjësi ekskluzive e organeve të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes

Dr. Hysni Aliu

  • 13 July 2023 - 14:47

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Djegia e shtëpisë së një serbi në Istog është nja akt kriminal dhe shumë i dënueshëm. Por është po aq e rëndësishme të dihet se kush e bëri atë akt kriminal. Shkuarja e ambasadorit amerikan në atë shtëpi të djegur i shërben vetëm tendencës  së Serbisë që me luftë hibride e raste të montuara ta akuzon Kosovën për çdo gjë që ndodhë, pa marr parasysh se a e kanë bërë njerëzit që i paguan Serbia ( sepse po dihet tani hapur që janë me mijëra) apo vet serbet për tu viktimizuar, apo vet Serbia për të minuar punën e ministrit Nenad Rashiq. Asnjëherë nuk e kam parë as ambasadorin amerikan e as ministrin Sfeçla të kenë dal në veri të Kosovë dhe të kenë dhanë deklarata pran automjeteve, shtëpive e garazheve të djegura të serbëve në veri, gjëra të cilat i bënin strukturat paralele të Serbisë.

 Nuk ka krim të mirë e krim të keq, zoti ambasador dhe zoti Sfeçla. Shtoni mbikëqyrjet, sepse sjellja e juaj në këtë rast, edhe pse shumë qëllimmirë,  është nxitje për Serbinë që të bën një akt kriminal edhe më të rëndë, që ndoshta mund ti kushton dikujt me jetë, vetëm e vetëm që sërish ambasadori të del dhe ta fajësoj Kosovën.  Unë besoj shumë që në këto raste është vetëm policia ajo që duhet të merret me rastin së bashku me EULEX-in e jo ambasadorët apo ministri. Mësoni nga rasti Panda e rasti Oliver Invanoviq, sepse Serbia din me dredh e me zhdredh, sidomos tani kur spiunët e Serbisë kanë dalë këpurdhat mbas shiut, sepse ju ka ndal qeshmja e hajnisë.  

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".