Interi heq dorë nga Lukaku, ja cili ishte shkaku

  • S.A /
  • 15 July 2023 - 16:05
Interi heq dorë nga Lukaku, ja cili ishte shkaku

Interi ka hequr dorë nga përpjekjet për rikthimin e Romelu Lukakut, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi belg, i cili ishte i huazuar në ekipin e Simone Inzaghit në sezonin e fundit, u rikthye te Chelsea – teksa klubi italian po bënte përpjekje për rikthimin e tij. Megjithatë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se Interi ka vendosur të lërë negociatat për sulmuesin belg.

Për këtë vendim do të njoftohet së shpejti edhe Chelsea. “Nerazzurrët” thuhet se morën këtë vendim pasi janë të zemëruar për bisedimet mes Lukakut dhe Juventusit. “Zonja e Vjetër” dhe Arabia Saudite tani mbeten opsionet për reprezentuesin e Belgjikës. Juventusi mund të nënshkruajë me 30-vjeçarin, vetëm nëse fillimisht e shesin Dusan Vlahovicin. Ndryshe, Romelu Lukaku me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

(Kosova Sot Online )