Kosova U22 siguron dy fitore të mëdha kundër Maqedonisë dhe Turqisë

  • S.A /
  • 15 July 2023 - 16:47
Kosova U22 siguron dy fitore të mëdha kundër Maqedonisë dhe Turqisë

Kombëtarja U22 e Kosovës në volejboll, femrat, ka arritur dy fitore të mëdha, në kuadër të Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë, të shtunën në mesditë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Vashat “Dardane” fillimisht të premten mbrëma u mposhtën nga Rumania me rezultat 0-2 (12:21, 19:21), mirëpo treguan paraqitje brilante në ditën pasuese.

Fillimisht ekipi i përbërë nga dyshja Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari mposhti Maqedoninë me rezultat 2-0 (21-9, 21-5), para se të tregohej e fortë edhe për Turqinë, të cilën e mposhtën me rezultat 2:1 (16-21, 21-13, 15-13).

Kosova ne grupi B ka siguruar 3 fitore dhe 1 humbje, pritet të zhvillohen edhe dy ndeshje te ketij grupi për të mësuar nëse dardanet do të jenë në gjysmëfinalen.

(Kosova Sot Online )