Kalenderi nuk njeh limite, rekord “i çmendur” në Brezovicë

  • S.A /
  • 17 July 2023 - 09:53
Kalenderi nuk njeh limite, rekord “i çmendur” në Brezovicë

Liridon Kalenderi ka triumfuar në garën e disiplinës malore “Brezovica 2023” dhe përveç kësaj ka vendosur rekord të shtegut, transmeton "Kosova Sot Online".

Kalenderi me Mitsubishi Evo9 Monster, shtegun me gjatësi prej 7.7 kilometrave e kaloi për 03:55.422 minuta.

Në pozitën e dytë u rendit slloveni Anze Dovjak, i cili me Hyndai pati kohë prej 04:01.952 minuta.

I treti në plasmanin e përgjithshëm doli Gazmend Demolli me Radicall SR8, i cili në cak arriti për 04:04:03.985 minuta.

Kjo sa i përket renditjes në FIA CEZ, ndërsa tre të parët në kampionatin vendor janë: Liridon Kalenderi, Gazmend Demolli dhe Përparim Dushi, i cili me Mitsubishi Evo9 pati kohë prej 04:10.863 minuta.

Në konkurrecën ekipore, nl pozitën e parë u rendit Prishtina RT, e pasuar nga: Eurogoma RT, Ferizaj, AMTKK, DTM dhe Prizreni D&G.

Gara është karakterizuar me disa aksidente, të cilat për fat të mirë kaluan vetëm me dëme materiale.

Rezultatet komplete mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm: http://kstiming.com/

Kalenderi vendosi rekord, por nuk është i kënaqur

Distancën prej 7.7 kilometra, në garën “Brezovica 2023”, Liridon Kalenderi e kaloi për vetëm 03:55.422 minuta, por ky rezultat nuk i bën shumë përshtypje.

“Çdo fitore e ka shijen dhe rëndësinë e saj, por të jem i sinqertë, realisht nuk jam i kënaqur. Me këtë veturë, koha në këtë shteg duhet të jetë dukshëm më e mirë, ndoshta 03:45, maksimumi 03:50”, ka thënë Liridoni pas përfundimit të garës për faqen zyrtare të FASK-ut.

“Dje nuk pata mundësi të përfundoj garën, pastaj për arsye personale, sot nuk isha në gjendjen më të mirë e poashtu edhe vetura në gjysmën e dytë të shtegut

nuk ishte si duhet. Personalisht më shumë jam krenar për rekordin e vitit 2020 (04:01.966 minuta), kohë e cila vështirë mund të arrihet nga dikush në Grupin 4, sesa për kohën e arritur sot”, ka shtuar Kalenderi.

(Kosova Sot Online )