Theo Zidane, afër kontratës se re me Real Madridin

  • S.A /
  • 17 July 2023 - 14:40
Theo Zidane, afër kontratës se re me Real Madridin

Talenti Theo Zidane, raportohet se është gati të nënshkruajë kontratën e re me Real Madrid, transmeton "Kosova Sot Online".

21-vjeçari, i cili është djali i legjendës së Real Madridit, Zinedine Zidane, sezonin e kaluar ka luajtur në ekipin e Castilla, nën drejtimin e Raul-it. “The Athletic” të hënën shkruan se Theo ka rënë dakord për një kontratë 12-mujore deri në vitin 2024 me “Los Blancos”.

“Mesfushori sulmues është gati të nënshkruajë kontratën në ditët e ardhshme dhe ekziston një bindje se Theo-n mund ta shohim shumë shpejtë në ekipin e parë  të Realit”, shkruan “The Athletic”

(Kosova Sot Online )