Juventusi e fitoi miqësoren me Realin

  • S.A /
  • 03 August 2023 - 09:02
Juventusi e fitoi miqësoren me Realin

Juventusi e ka fituar ndeshjen miqësore me Real Madridin. “Bianconeri” triumfuan me rezultat 3:1 në ndeshjen parasezonale të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton "Kosova Sot Online".

Moise Kean i kaloi Bardhezinjtë në epërsi qysh në minutën e parë.

Më pas, përforcimi Timothy Weah e gjeti golin në fanellën e ekipit torinez në minutën e 20-të.Rezultatin përkohësisht e ngushtoi Vinicius Junior, me golin e realizuar në minutën e 38-të.

Kurse, vulë këtij takimi i dha goli i Dusan Vlahovic në minutat shtesë të lojës.

Të dy trajnerët e patën rastin t’i provonin disa lojtarë të rinj.

(Kosova Sot Online )