5 gola në 3 ndeshje, Messin po e zbavit eksperienca amerikane

  • S.A /
  • 03 August 2023 - 11:17
5 gola në 3 ndeshje, Messin po e zbavit eksperienca amerikane

Lionel Messi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën amerikane, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ylli argjentinas iu bashkua javë më parë edhe zyrtarisht Inter Miamit pasi i dha fund eksperiencës dyvjeçare në Paris Saint-Germain dhe krejt eksperiencës në futbollin evropian.Dhe, 36 vjeçari ka nisur të lërë gjurmë menjëherë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fituesi i shtatfishtë i Topit të Artë shkëlqeu edhe mbrëmë në fitoren e Inter Miamit me rezultat 3:1 ndaj Orlando Cityt në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës. Kampioni i botës i realizoi dy gola, në secilën pjesë nga një, dhe me të dyja këmbët nga një. Kështu, ish-futbollisti i Barcelonës arriti në kuotën e 5 golave në 3 ndeshje me ekipin amerikan. Përfaqësuesi argjentinas po e shijon me të vërtetë eksperiencën amerikane. 

(Kosova Sot Online )