Distria e dominon botën e xhudos

  • S.A /
  • 07 August 2023 - 14:01
Distria e dominon botën e xhudos

Distria Krasniqi është dominuese e botës së xhudos. Garuesja kosovare e sheh veten me më së shumti pikë nga krejt kategoritë e femrave në sportin e xhudos, në ranglistën e publikuar sot nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, transmeton "Kosova Sot Online".

Xhudistja pejane i ka 8280 pikë, më shumë se çdo garuese tjetër, ndërsa ndiqet nga japonezja Saki Niizoe.

E në vendin e tretë, po ashtu në një kategori tjetër, gjendet francezja Romane Dicko.

Këtë sukses të medalistes olimpike më parë e kishte arritur vetëm kampionia tjetër olimpike kosovar, Majlinda Kelmendi.

“Disi” së fundmi e fitoi medaljen e argjendtë në Masters, e cila ia mundësoi ta përforcojë pozitën e parë në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë.

Përparim në renditjen botërore pati Laura Fazliu, e cila e fitoi medaljen e artë së fundmi dhe u ngrit në vendin e parë në kategorinë e saj. Edhe Akil Gjakova pati ngritje në renditje. E rënie pati Nora Gjakova, e cila dështoi në turneun e fundit të xhudos. 

(Kosova Sot Online )