FFK ia jep Prishtinës në shfrytëzim kompleksin e vet në Hajvali

  • A.P /
  • 09 August 2023 - 22:30
FFK ia jep Prishtinës në shfrytëzim kompleksin e vet në Hajvali

FC Prishtina zyrtarisht është njoftuar se nuk do të mund t’i luajë ndeshjet e saja në stadiumin “Fadil Vokrri” përkohësisht.

Kjo për shkak se fusha e këtij stadiumi është tejet e dëmtuar dhe do të përdoret vetëm për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit dhe Kosovës.

E FFK ia ka dhënë në shfrytëzim Prishtinës kompleksin e saj në Hajvali,

Kjo u bë e ditur nga vet FFK përmes një njoftimi.

“Ndërkohë, ndeshja tjetër e javës së parë, FC Prishtina – FC Feronikeli 74 do të zhvillohet më 12 gusht, në orën 17:00, në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, në fushën me bari natyral”, thuhej ndër tjera në njoftim.

(Kosova Sot Online)