Milot Rashica shkëlqen në ndeshjen e parë

  • S.A /
  • 25 August 2023 - 08:43
Milot Rashica shkëlqen në ndeshjen e parë

Djelmoshat e  ekipit Besiktas kanë shënuar fitore bindëse në ndeshjen e parë ndaj Dynamo Kievit, në “Play-Off” të Ligës së Konferencës, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshja që u zhvilluar  në stadiumin “Giulesti” përfundoi me rezultatin 2:3.

Te Besiktasi  debutoi  edhe kosovari Milot Rashica, i cili ia doli të lë gjurmë që në ndeshjen e parë.

Ai bëri asistin vendimtar në fitoren e klubit të tij.

Pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur me rezultatin. “Luftë e mirë nga ekipi dhe rezultat i mirë. Javën tjetër, le të shkojmë së bashku”, shkroi Rashica.

(Kosova sot Online )