Skandal i pa pritur në Kupën e Botës, FIFA përjashton nga futbolli kreun e federatës spanjolle

  • S.A /
  • 26 August 2023 - 15:10
Skandal i pa pritur  në Kupën e Botës, FIFA përjashton nga futbolli kreun e federatës spanjolle

Njeriu numër një i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është pezulluar nga të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me futbollin, raportojnë shumë media botërore, transmeton "Kosova Sot Online ".

Rubiales u kritikua për veprimet e tij pasi ekipi i futbollit të femrave të Spanjës fitoi Kupën e Botës. Lideri i futbollit spanjoll ka puthi gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve lojtaren Jennifer Hermoso, duke shkaktuar një reagim të madh.

Publiku e dënoi këtë veprim, por Rubiales, me gjithë presionin, nuk deshi të largohej nga posti i presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit. Megjithatë, ka ardhur reagimi i parë nga bota e futbollit.

“Nuk isha dakord me faktin që presidenti Luis Rubiales më puthi”, tha Hermoso, duke zgjidhur kështu çdo mister, nëse kishte fare mister.

Tani FIFA u përfshi në këtë rast dhe e pezulloi Rubiales. Presidenti disiplinor i FIFA-s, Jorge Ivan Palacio pezulloi përkohësisht njeriun e parë të futbollit spanjoll nga të gjitha aktivitetet e futbollit për tre muaj.

Kjo përfshin kryerjen e të gjitha aktiviteteve që lidhen me futbollin kombëtar dhe ndërkombëtar, në mënyrë që Spanja të ketë me siguri një president të ri të Federatës së Futbollit.

Se deri ku ka shkuar gjithçka, tregon më së miri fakti se 81 lojtarë nga Spanja kanë konfirmuar se nuk do të luajnë më kurrë për kombëtaren, ndërsa presidenti aktual është në atë pozicion. Pavarësisht vendimit të tij për të qëndruar, Rubiales tani do të detyrohet t'ia lërë postin dikujt tjetër.

(Kosova Sot Online )