Nuk do të mashtrohet Ukraina dhe Zelenski nga Vuçiqi me lobim kundër Kosovës

Nuk do të mashtrohet Ukraina dhe Zelenski nga Vuçiqi me lobim kundër Kosovës
Nuk do të mashtrohet Ukraina dhe Zelenski nga Vuçiqi me lobim kundër Kosovës

Skender Mulliqi

  • 28 August 2023 - 07:50

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Duket , së më në fund është duke u kuptuar nga Evropa, së pozicionimi i Serbisë së bashku më Rusinë në rajon po bëhen, më një strategji të veçantë për kthimin e ndikimit të humbur të ish Bashkimit Sovjetik në Ballkan, dhe Serbia e Vuqiqit, nuk po pajtohet që nuk është trashëgimtare e ndonjë Jugosllavie të re. Nuk duhet marrë si shqetësuese deklarimet e Vuçiqit, pas takimit më Zelenskin në Athinë, siç po e cilësojnë disa si takim ku Vuçiq mund të ndikojë në Ukrainë që ajo mos të ndryshon qëndrime politike rreth Kosovës si dhe vendeve të tjera të rajonit tonë. Ukraina dihet së nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës deri me tash, por pas shpërthimit të luftës, ka një qasje shumë më pozitive ndaj vendit tonë. Zeleneski ka preokupime te mëdha, së po mbrohet nga një agresor mizor dhe i madh siç është Rusia, prandaj duhet kuptuar rrethanat nëpër të cilët po kalon ky shtet.

-Në kuadër të takimeve të Athinës ndërmjet burrështetasve të ndryshem, ishte i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, i cili u takua me homogun ukrainas, Zelenskin, nxiti ky takim reagime të ndryshme si në opinion ndërkombëtar, ashtu edhe nga Vila Von Cramon , raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, si dhe nga deputetja britanike, Alica Kearns. Dihet së në të gjitha takimet më ndërkombëtare kështu edhe më Zelenskin, luftënxitësi në Ballkan, Aleksandër Vuçiqi, e shfrytëzon çdo mundësi kundër shtetit të Kosovës. Kishte disa paralajmërime më herët së ka mundësi që Ukraina ta njohë shtetin e Kosovës, dhe pikërisht takimet e Athinës i ka shfrytëzuar Vuçiq, që të ushtron presion mbi Ukrainën për mos njohje të Kosovës, si kundërshpërblim që të dërgojë armë.

Kjo është një demagogji e radhës të Vuçiqit, i cili po kryen misionin e diktatorit rus, Vladimir Putin në Ballkan. Serbia nuk e ka dënuar agresionin rus në Ukrainë dhe as që ju ka bashkëngjitë botës perëndimore në vendosjen e embargos ndaj Rusisë . Këto i dinë mirë Zelenski. Dihet së ekziston marrëveshja e arritur gjatë dialogut, që Serbia mos të lobon në mos njohje të shtetit të Kosovës, dhe mos të bënë pengesa në inkuadrimin e saj në strukturat relevante të BE-së. Por, serbet janë të pa besë si gjithmonë , kështu edhe Vuçiqi, rrallë ose fare nuk I zbaton marrëveshjet ndërkombëtare të Brukselit. Ky nxitës I luftës ndaj Kosovës dhe shteteve tjera fqinje, nuk po ndalet edhe për faktin ,së nuk mori asnjë vërejte serioze nga BE-ja , dhe as masa ekonomike për politikat destruktive, të cilat po e cenojnë paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë. Kosova mori ndëshkimin nga BE-ja, pa asnjë faj për gjendjen eskaluese në veri të vendit nga bandat e Putinit dhe të Vuçiqit për ndarje të Kosovës. Von Cramon është ajo që disa herë ka qenë parimore në deklarimet e saja, rreth qasjes destruktive të Serbisë dhe presidentit të saj, Vuçiq për përshkallëzimet e pa reshtura të situatës në veri të Kosovës.

Së serbët dhe Serbia I përdorin gënjeshtrat sa herë që kanë nevojë për to, është edhe takimi I tij më Zelenskin, dhe cilësimi së gjoja takimi ishte produktiv. Presidenti ukrainas e dinë mirë pozicionimin politikë të Serbisë karshi luftë në Ukrainë dhe e dinë mirë së Serbia është ajo që ka shkaktuar gjenocid më rastin e shpërbërjes më dhunë të ish-Jugosllavisë. Edhe deputetja britanike Alicia Kearns, që është kryetare e Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, për “Kyiv Post” ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Vuçiqit, e po ashtu ka reaguar edhe deputeti ukrainas Aleksandër Merezhko. Kearns tha së Vuçiqi nuk po heq dorë nga dhuna kundër shteteve fqinje, dhe së ka refuzuar që ti bashkohet sanksioneve kundër Putinit.

Duket , së më në fund është duke u kuptuar nga Evropa, së pozicionimi i Serbisë së bashku më Rusinë në rajon po bëhen, më një strategji të veçantë për kthimin e ndikimit të humbur të ish Bashkimit Sovjetik në Ballkan, dhe Serbia e Vuqiqit, nuk po pajtohet që nuk është trashëgimtare e ndonjë Jugosllavie të re. Nuk duhet marrë si shqetësuese deklarimet e Vuçiqit, pas takimit më Zelenskin në Athinë, siç po e cilësojnë disa si takim ku Vuçiq mund të ndikojë në Ukrainë që ajo mos të ndryshon qëndrime politike rreth Kosovës si dhe vendeve të tjera të rajonit tonë. Ukraina dihet së nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës deri me tash, por pas shpërthimit të luftës, ka një qasje shumë më pozitive ndaj vendit tonë. Zeleneski ka preokupime te mëdha, së po mbrohet nga një agresor mizor dhe i madh siç është Rusia, prandaj duhet kuptuar rrethanat nëpër të cilët po kalon ky shtet. Mendoj, së në një kohë të përshtatshme Ukraina do të pranon shtetin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".