Real Madridi në krizë nga lëndimet e shpeshta, gjashtë lojtarë në listën e mungesave

  • S.A /
  • 28 August 2023 - 11:54
Real Madridi në krizë nga lëndimet e shpeshta, gjashtë lojtarë në listën e mungesave

Real Madrid e ka nisur mirë sezonin e ri në La Liga, duke regjistruar fitore në tri ndeshje radhazi dhe të gjitha si skuadër mysafire, por lendimet e lojtarëve po e rrezikojnë performansen e sukseshme, transmeton "Kosova Sot Online".

Kriza në rritje e lëndimeve ka filluar të shkaktojë shqetësim për “Los Blancos”. Venat me variçe do të zhduken brenda 1 dite! Përdoreni këtë truk.

Ish-shërbëtori i Millosheviqit: Oferta e SHBA është ta lënë Serbinë me dua…

“AS” detajon se Real Madridi është skuadra që vuan më së shumti probleme këtë sezon, me gjashtë lëndime tashmë pas tre ndeshjesh.

Thibaut Courtois dhe Eder Militao pritet të humbasin pjesën më të madhe të sezonit, ndërsa Dani Ceballos, Ferland Mendy, Arda Guler dhe Vinicius Junior pritet të kthehen më herët.

Ancelotti thuhet mund të rrezikojë që të luajë me Mendy dhe Ceballos në ndeshjen e ardhshme, kundër Getafes, edhe pse nuk janë 100% të gatshëm.

Guler dhe Vinicius nuk pritet të kthehen deri në fund të muajit shtator. 

(Kosova Sot Online )