Skandali që po vazhdon ta dridhë Spanjen, Luis Rubiales mund të akuzohet për sulm seksual

  • S.A /
  • 29 August 2023 - 08:46
Skandali që po vazhdon ta dridhë Spanjen, Luis Rubiales mund të akuzohet për sulm seksual

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Luis Rubiales mund të përballet me akuza nga prokuroria për sulm seksual, pasi që puthi Jenni Hermoso gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve pasi që Spanja fitoi Botërorin e Grave, transmeton "Kosova Sot Online ".

Prokurorët spanjoll kanë hapur hetimet preliminare që përcaktojnë nëse Rubiales ka kryer apo jo sulm seksual kur ai ka puthur Jenni Hermoso.

Sulmuesja spanjolle ka thënë se ajo nuk i ka dhënë pëlqimin presidentit të RFEF-it për ta kryer këtë puthje në buzë gjatë prezantimit të trofeut që Spanja e fitoi kundër Anglisë. Hermoso ka akuzuar së Rubiales dhe RFEF i kanbë bërë presion asaj dhe familjes që ta falë dhe ta justifikojë sjelljen e presidentit.

Zyra e Prokurorit tha sot se ka nisur hetimet për këtë çështje për shkak se “akti seksual nuk është miratuar”.

“Prokurorët nga gjykata kombëtare kanë hapur një hetim preliminar për të shikuar faktet, të cilat mund të përbëjnë një vepër të sulmit seksual”.

Deklarata, po ashtu lënë të kuptohet që Hermos do të këtë mundësi që ta padisë atë.

Të premten, Rubiales mbajti një konferencë për shtyp në të cilën tha se nuk do të japë dorëheqje, por disa orë më vonë ai u suspendua nga të gjitha aktivitet për futbollin nga FIFA për 90 ditë.

Trupi botëror qeverisës i futbollit e ka urdhëruar Rubiales dhe RFEF që mos të kontaktojë me Hermoson pasi që ky akt do të thotë kërcenim për futbollisten dhe ka pasoja ligjore. Qeveria e Spanjës ka kërkuar nga Tribunali i Futbollit në Spanjë që ta suspendojë Rubiales. 

(Kosova sot Online )