Chelsea përgatit një super ofertë drejt Brentfordit për Toney

  • S.A /
  • 30 August 2023 - 09:44
Chelsea përgatit një super ofertë drejt Brentfordit për Toney

Chelsea do të synojë një transferim të madh në orët e fundit të merkatos. Sipas The Independent, blutë e Londrës janë duke përgatitur një ofertë prej rreth 93 milionë euro për yllin e Brentford, Ivan Toney, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sulmuesi anglez në sezonin që lamë pas realizoi 20 gola dhe katër asiste në 33 ndeshjet e Premierligës.

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi dhe dëshiron të përfundojë një marrëveshje para mbylljes së merkatos verore.

(Kosova Sot Online )