Spanja publikon listën e vetë befasuese, ftohet për të luajtur edhe futbollisti 16 vjeçari i Barcelonës

  • S.A /
  • 01 September 2023 - 16:23
Spanja publikon listën e vetë befasuese, ftohet për të luajtur edhe  futbollisti 16 vjeçari i Barcelonës

Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal ka fituar ftesën e Spanjës edhe pse ka një moshë 16 vjeçare, derisa Spanja do të luan kundër Gjerogjisë dhe Qipros në kualifikime për Euro 2024, transmeton "Kosova Sot Online ".

Yamal theu rekord kur debutoi për skuadrën e parë të Barcelonës dhe ka impresionuar për skuadrën e Xavit pasi që ka qenë titullar në dy ndeshjet e fundit. Ai ka shkëlqyer në ndeshjen kundër Villarreal ku luajti rolin kryesor që skuadra e tij të fitojë 4-2.

Zyrtarët e Federatës së Futbollit Spanjoll janë takuar me Yamal dhe e ka bindur atë që të luan për Spanjën, edhe pse ai ka mundur të luajë për Marokun por tani ai do t’i bashkohet skuadrës së parë të Kombëtares spanjolle.

Spanja do të luan kundër Gjeorgjisë të premten e ardhshme dhe nëse Yamal luan n këtë ndeshje ai do të jetë futbollisti më i ri që ka luajtur për Stuhinë e kuqe, me vetëm 16 vjet, 1 muaj dhe 26 ditë.

Gjatë këtij procesi ai mund ta thyejë rekordin e Gavit që luajti për Spanjën me 17 vite e 62 ditë kundër Italisë në tetorin e vitit 2021.

“Ne u takuam në Barcelonë. Ai ka shkëlqyer me skuadrën e të rinjve në Spanjë dhe është një futbollist me fuqi të jashtëzakonshme. Ai duket sikurse është prekur me një shkop magjik nga Zoti. Ai është ndryshe”, tha De la Fuente për gazetarët të premten. 

“Ne kemi parë nivelin e lojtarëve, jo moshën. Ai është gati të garojë në nivelet më të larta. Ai është një aset i rëndësishëm për ne në të ardhmen”.

Në të njëjtën kohë, Yamal shpreson që të këtë më shumë minuta për Barcelonën të dielën kundër Osasunas në La Liga. Ai mandej do të luajë me Spanjën e cila do të përballet më 8 shtator me Gjeorgjinë kurse katër ditë më vonë me Qipron.

(Kosova Sot Online )