Interesimi maksimal, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Poloni

  • S.A /
  • 04 September 2023 - 11:14
Interesimi maksimal, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Poloni

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Shqipëria do të luajë në udhëtim ndaj Çekisë më 7 shtator, kurse pas tre ditësh e pret Poloninë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur se për ndeshjen ndaj polakëve janë shitur të gjitha biletat. Kësisoj, “Kuqezinjve” nuk do t’u mungojë as kësaj radhe përkrahja e madhe nga tribunat në stadiumin “Air Albania”.

Njoftimi i plotë nga FSHF:

“Të gjitha biletat e vlefshme për ndeshjen Shqipëri – Poloni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’ janë shitur.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që kanë vendosur të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Air Albania’ më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.

Njëkohësisht, Federata e Futbollit i bën thirrje edhe tifozëve kuqezi, të cilët nuk kanë mundur të pajisen me bileta për këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të gjithë, të vazhdojnë ta përkrahin Kombëtaren e zemrës së tyre. Të mbështesim kuqezinjtë tanë të gjithë se bashku! ME JU, NE JEMI 12!”. 

(Kosova Sot Online )