Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para çerekfinale në Kupën e Botës

  • S.A /
  • 05 September 2023 - 08:49
Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para çerekfinale në Kupën e Botës

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para të fazës çerekfinale në Kupën e Botës në basketboll.Ndeshja e parë do të zhvillohet mes Lituanisë dhe Serbisë, nga ora 10:45, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lituanezët kaluan në këtë fazë me bilanc të 100%, duke regjistruar pesë fitore nga po aq ndeshje në dy fazat paraprake.

Ndeshja tjetër çerekfinale do të zhvillohet mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ora 14:40.

Të dy kombëtaret kanë regjistruar nga katër fitore e një humbje gjatë këtij kampionati.

Dy sfidat tjera çerekfinale; Gjermani – Letoni dhe Kanada – Slloveni do të zhvillohen të mërkurën. 

(Kosova Sot Online )