Eric Bailly largohet përfundimisht nga Man United, zyrtarizohet te gjiganti turk

  • S.A /
  • 05 September 2023 - 10:46
Eric Bailly largohet përfundimisht nga Man United, zyrtarizohet te gjiganti turk

Tani më Eric Bailly është përforcimi i radhës i  ekipit të Besiktasit, transmeton "Kosova Sot Online".

Mbrojtësi u largua si futbollist i lirë nga Manchester United, për t’iu bashkuar klubit nga Superliga e Turqisë.

Bailly me Besiktasin ka nënshkruar kontratë një-vjeçare, të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Njoftimi nga klubi turk:

“Mirë se vini në Beşiktaş Eric Bailly

Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Manchester United për transferimin përfundimtar të mbrojtësit të Fildishtë, Eric Bailly. Eric Bailly, i cili besojmë se do t’i ofrojë shërbime të rëndësishme klubit tonë, i urojmë suksese me fanellën tonë të lavdishme dhe ia prezantojmë publikut me respektin tonë”.

(Kosova Sot Online )