U grumbullua për herë të parë nga Kosova, Beka i lumtur që do t’i përfaqësojë dardanët

  • S.A /
  • 06 September 2023 - 08:47
U grumbullua për herë të parë nga Kosova, Beka i lumtur që do t’i përfaqësojë dardanët

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e parë pas grumbullimit për dy ndeshjet e muajit shtator.Dardanët do të përballen me Zvicrën më 9 shtator, derisa tre ditë më vonë në udhëtim takohen me Rumaninë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ismajl Beka është prurje e re në Kombëtaren e Kosovës, me mbrojtësin e Luzernit që ka shkëlqyer në elitën e futbollit zviceran.

Beka është shprehur shumë i lumtur që është pjesë e dardanëve.

“Jam shumë i lumtur që e përfaqësoj Kosovën. Jam shumë i gëzuar dhe i lumtur”.

“Më kanë pritur shumë mirë, lojtarët, stafi dhe të gjithë te Kosova. Për mua është shumë mirë e po ashtu për familjen time”.

“Jemi gëzuar shumë dhe shpresoj të jap maksimumin dhe që do të kemi suksese”, ka thënë qendërmbrojtësi shtatlartë i Luzernit.

(Kosova Sot Online )