Stafi mjekësor largohet nga Kombëtarja e Kosovës, nuk dihen detajet

  • S.A /
  • 07 September 2023 - 08:55
Stafi mjekësor largohet nga Kombëtarja e Kosovës, nuk dihen detajet

Një pjesë e jashtëzakonisht e rëndësishme e ekipit të Kosovës largohet sonte pas gati dy dekadave, transmeton "Kosova Sot Online".

Stafi mjekësor i ekipit kombëtar të Kosovës ka njoftuar së është larguar nga kjo pozitë.

Tre pjesëtarët e stafit mjekësor ishin me Kosovën që nga viti 2006.

Njoftimi i publikuar nga mjeku Murat Berisha:

“Jemi Krenar që ishim staf mjekësor, në Përfaqsuesen e Kosovës, në Futboll.
Falenderim i veqantë për lojtarët e Përfaqësues së Kosovës, që nga viti 2006-2023. Djema ju e keni bërë krenar Kosovën. Ju urojmë Shëndet, sa më pak lëndime dhe suksese në të ardhmen.

Me shumë Respekt
Murati, Ismeti, Zheralldi

(Kosova Sot Online )