Ish-ylli i tenisit bëhet për spital, rrahet brutalisht në Australi

  • S.A /
  • 08 September 2023 - 11:20
Ish-ylli i tenisit bëhet për spital,  rrahet brutalisht në Australi

Tenisti kontrovers Bernard Tomic është rrahur sipas mediave australiane në qytetin Gold Coast, i cili ndodhet afër Brisbane, transmeton "Kosova Sot Online".

Përkatësisht, në rrjetin social “X”, është shfaqur një klip prej 16 sekondash ku shihen dy burra duke rrahur Tomiqin, ndërsa i treti po e filmonte të gjithën.

Tomiq u përpoq të mbrohej, por pa sukses dhe dyshja vazhduan ta rrihnin

Nuk dihet ende pse ka ndodhur kjo, ndërsa në Australi thonë se hetimet janë në vijim.

(Kosova Sot Online )