Zvicra demonstron forcen virtuale ndaj Kosoves, publikon video nga stërvitja, përgatitore për ndeshjen

  • S.A /
  • 08 September 2023 - 13:18
Zvicra demonstron forcen virtuale ndaj Kosoves, publikon video nga stërvitja, përgatitore për ndeshjen

Nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2024, transmeton "Kosova Sot Online".

“Dardanëve” u nevojitet fitorja për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.

E “helvetikët” po vazhdojnë stërvitjet para këtij dueli.

Faqja zyrtare e tyre në Twitter ka publikuar një video me disa momente nga seanca stërvitore.

Sot pasdite, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin dhe kapiteni Granit Xhaka do të dalin në konferencë për media.

(Kosova sot Online )