Sonte luhet ndeshja Poloni-Kosovë, dardanët e rinj synojnë rezultat pozitiv

  • S.A /
  • 08 September 2023 - 13:33
Sonte luhet ndeshja Poloni-Kosovë, dardanët e rinj synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës U-21 sonte përballet me Poloninë, në stadiumin “Orlen Arena” në Plock, ndeshje kjo që luhet në kuadër të kualifikuesve për EURO 2025, transmeton "Kosova Sot Online ".

Dueli mes polakëve dhe Dardanëve, pritet të sjell një ndeshje interesante. Kosova mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para sfidës me Poloninë.

Atmosfera në kampion e Dardanëve U21 është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në këtë sfidë të vështirë.

Kjo është ndeshja e dytë për të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit në këtë cikël kualifikues.

Ndeshja mes Polonisë dhe Kosovës fillon në orën 20:00.

(Kosova Sot Online )