E gjithë liga është e manipuluar dhe tani kanë ardhur provat: Federata e shtetit e ka pezulluar zyrtarisht kampionatin

  • S.A /
  • 08 September 2023 - 13:42
E gjithë liga është e manipuluar dhe tani kanë ardhur provat: Federata e shtetit e  ka pezulluar zyrtarisht kampionatin

Federata Boliviane e Futbollit (FBF) ka pezulluar dy nivelet kryesore të futbollit të vendit dhe kjo vjen si pasojë e hetimeve të vazhdueshme për trukime ndeshjesh, transmeton "Kosova Sot Online ".

Hetuesit në këtë rast pretendojnë se i gjithë sistemi në këtë ligë bazohet në manipulimin e rezultateve dhe objekt hetimi i tyre kanë qenë drejtues klubesh, lojtarë dhe një pjesë e madhe e organizimit të gjyqtarëve.

Gjithçka erdhi si pasojë e rrjedhjes së përmbajtjeve eksplicite që ishin rezultat i përgjimeve dhe një procesi intensiv ku mblidheshin informacione dhe vendimi për përfundimin e kampionatit u mor me 14 vota “pro” dhe një kundër.

Mediat vendase shkruajnë se vendimi ka hyrë në fuqi shtatë ditë pas akuzave të para nga komisioni disiplinor, i cili publikoi një duzinë audio-regjistrimesh inkriminuese, ku flitet për një “rrjet kriminal” të plotë që përfshin drejtuesit e më shumë se gjysmës së kategorisë së parë dhe të dytë, lojtarët dhe gjyqtarët.

Në fund, Federata e Futbollit të Bolivisë i dërgoi një kërkesë zyrtare organit më të lartë të futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) për t’i lejuar ata të organizojnë një kampionat të ri në një format të ngushtë, i cili duhet të mbahet në vjeshtë dhe dimër.

(Kosova Sot Online )