Lewandowski: Shtatori shumë i keq për Poloninë, humbja nga Shqipëria është e turpshme!

  • S.A /
  • 11 September 2023 - 10:22
Lewandowski: Shtatori shumë i keq për Poloninë, humbja nga Shqipëria është e turpshme!

Robert Lewandowski dha një intervistë për mediet polake pas humbjes 0-2 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”. Në prononcimin e tij ylli polak theksoi se është turp ky rezultat, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Ditët e fundit iu kushtuan kryesisht kombëtares, pasi në shtator luajtëm dy ndeshje të eliminatoreve të Euro 2024. E para, edhe pse pas një loje të dobët, përfundoi me fitoren 2-0 ndaj Ishujve Faroe. Ndeshja tjetër është një turp i plotë me Shqipërinë, pasi humbëm 0-2.”, theksoi sulmuesi i Barcelonës.

(Kosova Sot Online )