Presidenti serb Vuçiq po i nxitë bandat kriminale në veri të Kosovës për tu rebeluar dhe destabilizuar situatën para takimit me kryeministrin Kurti të datës 14 shtator

Presidenti serb Vuçiq po i nxitë bandat kriminale në veri të Kosovës për tu rebeluar dhe destabilizuar situatën para takimit me kryeministrin Kurti të datës 14 shtator
Presidenti serb Vuçiq po i nxitë bandat kriminale në veri të Kosovës për tu rebeluar dhe destabilizuar situatën para takimit me kryeministrin Kurti të datës 14 shtator

Hajrullah Ternava

  • 11 September 2023 - 07:50

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Krejt kjo situate e krijuar ne Lagjen e Boshnjakve, qartë po shihet që edhe në përgjithësi mbrapa këtyre organizimeve paralele po qëndron Serbia. Prandaj prapa uzurpatorëve dhe atyre që po i mbajnë peng ndërtesat publike në veri të Mitrovicës, qartë po vërehet që po qëndron vetë shteti i Serbisë në krye me Vuçiqin, prandaj mbajtja pengmarrja dhe e uzurpimi i ndërtesave publike në veri të Mitrovicës, është nga strukturat paralele serbe, si provokim dhe kërcënim direkt ndaj institucioneve të shtetit të Kosovës, për ti detyruar që ti largojnë me forcë duke intervenuar, dhe kështu largimi i tyre i dhunshëm iu shërben si arsye tjetër për të reaguar qeveria serbe dhe destabilizuar rishtas veriun e Kosovës, duke rrezikuar edhe mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të cilat me këmbëngulje po kërkohen nga faktori ndërkombëtar.

- Vetë presidenti serb Vuçiq tha të premten se serbët “nuk do t’i dorëzojnë” ndërtesat në veri të Kosovës, Vuçiq, deklaroi më 8 shtator se nuk ka kurrfarë diskutimesh lidhur me atë që serbët në veri të Kosovës “t’ua lëshojnë ndërtesat dhe pronat atyre të cilëve ato nuk iu përkisnin kurrë”. Prandaj kjo që u tha më lartë po konfirmohet me këto të thëna nga ana e Vuçiqit.

Ai i bëri këto deklarata në ditën kur skadon afati për largimin e katër institucioneve të Serbisë nga një ndërtesë komunale në Mitrovicë të Veriut. Ndryshe presidenti serb ka thënë se ka një vullnet të mirë që qytetarët e komunave të veriut të udhëzohen të dalin në zgjedhjet komunale, kur të arrihet dakordimi për shpalljen dhe mbajtjen e tyre. “Ne kemi treguar vullnet të mirë, kemi biseduar me përfaqësuesit e serbëve që të pranojnë dialogun për mbajtjen e zgjedhjeve në veri”, tha Vuçiq. Ai tha se të mërkurën ose të enjten e javës së ardhshme, delegacioni i Serbisë do të shkojë në Bruksel për bisedime me delegacionin e Kosovës, takim në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar se deri më 8 shtator, katër institucione serbe duhet të largohen nga një objekt në Lagjen e Boshnjakëve, pasi kanë argumentuar se i përket komunës së Mitrovicës së Veriut.

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale prej kohësh përdorin këtë ndërtesë komunale. Një aksion për largimin e këtyre institucioneve të Serbisë nga objekti komunal në Mitrovicë të Veriut, fillimisht ishte paraparë të zhvillohej më 25 gusht, por ishte shtyrë për dy javë. Para kësaj, inspektorati komunal u kishte dërguar këtyre institucioneve një paralajmërim që të lironin zyrat pasi ato nuk kishin dorëzuar dokumente apo kontrata për të dëshmuar se kanë leje ta shfrytëzojnë objektin. Zyra për Kosovën, por edhe Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – ditëve të fundit janë shprehur kundër largimit të institucioneve serbe nga objekti komunal në Mitrovicë të Veriut.

Ndryshe, zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, tha se komuna nuk ka kërkuar ende asistencë për largimin e strukturave paralele serbe nga objekti që ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve, derisa po ashtu theksoi se janë të gatshëm që të ofrojnë asistencë për institucionet komunale, për largimin e strukturave nga këto objekte, pavarësisht orës, kohës kur do të kërkohet kjo mbështetje. Punëtorët e strukturave paralele në Lagjen e Boshnjakëve janë ngujuar dhe po qëndrojnë brenda objektit që ndodhet pranë Komunës së Mitrovicës së Veriut, madje edhe kanë filluar të sjellë gjëra ushqimore aty duke mos u larguar, nga frika e ndërhyrjes së organeve të sigurisë, për të pamundësuar rikthimin e tyre. Krejt ky shpjegim i rrjedhave në ato pjesë të Lagjes së Boshnjakëve na jep me e nënkuptua se vetë shteti i Serbisë po ju qëndron në përkrahje të punëtore të strukturave paralele, dhe tani po ju sjellin edhe ushqim që mos të largohen nga frika e ndërhyrjes së organeve të sigurisë, që po dëshmohet vetë organizimi me përkrahjen nga shteti i Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".