Flamuri i Kosovës valon brenda stadiumit të Rumanisë

  • S.A /
  • 11 September 2023 - 16:45
Flamuri i Kosovës valon brenda stadiumit të Rumanisë

 

Kosova dhe Rumania do të ballafaqohen nesër në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian.Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “National Arena”, me fillim nga ora 20:45, transmeton "Kosova Sot Online ".

Takimi do të jetë shumë me rëndësi për “Dardanët”, pas barazimit emocionues ndaj Zvicrës në frymën e fundit.

Përndryshe Rumania është në mesin e pesë shteteve që akoma nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por megjithatë flamuri kosovar po valon brenda në stadium, krah atij rumun.

Ndërkohë, nga 27 shtetet anëtare të BE-së, pesë prej tyre nuk e njohin Kosovën si shtet, ku bëjnë pjesë Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia.

(Kosova Sot Online )