Vendim i rëndë nga Lionel Messi, nuk do të luaj kundër Atalanta United në MLS

  • S.A /
  • 14 September 2023 - 08:59
Vendim i rëndë nga Lionel  Messi, nuk do të luaj kundër Atalanta United në MLS

Lionel Messi mund të mungojë në ndeshjen e Inter Miami kundër Atalanta United në MLS, pasi që mungoi edhe për Argjentinën në ndeshjen kualifikuese kundër Bolivias për Botërorin 2026, transmeton "Kosova Sot Online "

Messi luajti 89 minuta në ndeshjen e Albiceleste për kualifikme në Botërorin 2026 kundër Ekuadorit ku shënoi golin e fitores nga gjuajtja e lirë.

Megjithatë, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha pas ndeshjes së 36 vjeçari kishte kërkuar zëvendësim pasi që kishte shqetësime, shqetësime këto që e lanë atë jashtë ndeshjes kundër Bolicias.

Messi udhëtoi në La Paz me tërë skuadrën e tij, por në fund nuk hyri në listën e Scalonit për këtë ndeshje që Argjentina e fitoi me rezultat 3-0 me golat e Enzo Fernandez, Nicolas Tagliafico dhe Nicolas Gonzalez.

“Ai nuk ishte gati të luajë. Dje ai tentoi por nuk ishte gati kështu që ne nuk e rrezikuam”, ka thënë Scaloni pas ndeshjes.

“Ai nuk ishte gati. Në stërvitjet e djeshme ne kërkuam që ai të përpiqet por ai nuk u përpjek”, shtoi trajneri argjentinas.

Natyra specifike e lëndimit të Messi ende nuk është e njohur, por komentet e Scalonit e bëjnë atë që të jetë në dyshim për ndeshjen që Inter Miami e zhvillon kundër Atalanta United më 16 shtator në kuadër të MLS.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë pritet që të bëjë kontrolle mjekësore nga stafi mjekësor i Inter Miami para fundit të kësaj jave. Kjo e bën atë në dyshim për ndeshjen kundër Atalantas.

Megjithatë, tifozët e Inter Miami shpresojnë që Messi të rikuperohet me kohë dhe të luajë me Atlantan, por nëse jo, atëherë fituesi i Botërorit mund të paraqitet në ndeshjen në shtëpi në MLS më 20 shtator që ata e luajnë kundër Torontos.

(Kosova Sot Online )