Pajtim Kasami nënshkruan me Sampdorian e Italisë

  • S.A /
  • 14 September 2023 - 13:58
Pajtim Kasami nënshkruan me Sampdorian e Italisë

Klubi i njohur italian, Sampdoria ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me mesfushorin shqiptar, Pajtim Kasami, si lojtar i lirë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pas shumë viteve të kaluara në Zvicër, Angli dhe Greqi, Kasami ka vendosur të kthehet në Italia.

Mesfushori shqiptar ka nënshkruar zyrtarisht me klubin e njohur, Sampdoria, i cili këtë sezon garon në Serie B.

Është vet klubi italian që me anë të faqeve zyrtare që ka njoftuar nënshkrimin e një kontratë njëvjeçare me djaloshin nga Struga.

“UC Sampdoria njofton se ka fituar përfundimisht të drejtat për paraqitjet sportive të futbollistit Pajtim Kasami (lindur në Strugë, Maqedonia e Veriut, më 2 qershor 1992)”.

“Mesfushori është i lidhur me klubin Blucerchiati deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e Sampdorias.

Ndryshe, Kasami në të kaluarën ka luajtur me Palermon, ku numëron 14 paraqitje në Serie A, 7 në Ligën e Evropës dhe 2 ndeshje në Kupën e Italisë.

(Kosova Sot Online )