Arsenali shumë afër dy marrëveshjeve të reja me Odegaard dhe White

  • S.A /
  • 15 September 2023 - 08:56
Arsenali shumë afër dy marrëveshjeve të reja me Odegaard dhe White

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard është në bisedime të avancuara për të nënshkruar kontratë të re, derisa mbrojtësi Ben White po ashtu ka hapur bisedimet për zgjatje të kontratës, transmeton "Kosova sot Online ".

Odegaard dhe White janë dy futbollist kyç për Artetan, me klubin që dëshiron t’i këtë ata në skuadër për kohë të gjatë.

Kapitenit Odegaard kontrata i skadon në fund të sezonit tjetër (2025) dhe Topçinjtë e kanë prioritet zgjatjen e kontratës së mesfushorit.

Bisedimet mes Arsenalit dhe përfaqësuesve të Odegaardit flasin për zgjatje fillestare për katër vite tjera dhe janë duke përparuar në mënyrë pozitive.

Odegaard pritet të këtë një rritje të madhe page, shumë më shumë së sa merr tani – rreth 120 mijë funte në javë.

Detajet finale për kontratën e re të norvegjezit janë duke u hartuar dhe ajo mbetet për t’u konfirmuar, me burimet që i kanë thënë Daily Mail që ajo së shpejti do të zyrtarizohet.

Topçinjtë po ashtu kanë hapur bisedimet me Ben White, i cili po ashtu pritet që të nënshkruan kontratë të re.

(Kosova Sot Online )