Dalin në shitje biletat për Shqipëri-Çeki, interesi i jashtëzakonshëm bllokon faqen e Federatës

  • S.A /
  • 15 September 2023 - 16:33
Dalin në shitje biletat për Shqipëri-Çeki, interesi i jashtëzakonshëm bllokon faqen e Federatës

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë sot në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki, e cila është planifikuar të luhet në datën 12 tetor në Tiranë për çka ka një interesim të madh, transmeton "Kosova Sot Online".

Pra, Interesimi për këtë takim, është i jashtëzakonshëm duke parë faktin se mund të jetë vendimtare për kualifikimin në Europian.

Mbi 200 mijë kërkesa për një biletë ka pasur menjëherë pas fitores ndaj Polonisë dhe pasi dolën sot në shitje, sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, ka rënë faqja e Federatës.

Për disa minuta, ka qenë e pamundur që të provosh për të blerë një biletë dhe shumë prej tifozëve, janë detyruar të presin.

Çmimet e biletave, ende nuk janë publikuar dhe mund të zbulohen vetëm duke e blerë, megjithatë për momentin duket e pamundur dhe në vazhdim, pritet që të rregullohet gjithçka.

(Kosova Sot Online )