Sonte “Derby della Madonnina” – Interi dhe Milani synojnë shkëputjen në krye të tabelës

  • S.A /
  • 16 September 2023 - 09:46
Sonte “Derby della Madonnina” – Interi dhe Milani synojnë shkëputjen në krye të tabelës

Sonte do të zhvillohet “Derby della Madonnina”, mes Interit dhe Milanit, në kuadër të javës së katërt në Serie A, transmeton "Kosova Sot Online ".

Të dy skuadrat e kanë filluar në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin, duke regjistruar fitore në tri xhirot e para. “Nerazzurrët” kanë marrë fitore kundër Monzas, Cagliarit dhe Fiorentinas, ndërsa “Rossonerët” kanë mundur Bolognan, Torinon dhe Romën.

Të dy skuadrat kanë nëntë pikë, por Interi prin në tabelë shkaku i gol-dallimit.

“Zikaltërit” nuk kanë pranuar ende gol këtë sezon, teksa kanë shënuar tetë sosh.

Tetë gola kanë shënuar edhe “Kuqezinjtë”, por kanë pranuar dy.

Derbi mes Interit dhe Milanit do të zhvillohet me fillim prej orës 18:00.

(Kosova Sot Online )