Shiten në kohë rekorde të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Republika Çeke

  • S.A /
  • 16 September 2023 - 10:00
Shiten në kohë rekorde të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Republika Çeke

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Republikës Çeke, të vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, transmeton "Kosova sot Online ".

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 12 tetor, në stadiumin “Air Albania”, 

Federata Shqiptare e Futbollit (FShF) njoftoi të premten mbrëma për nisjen e shitjes së biletave, teksa interesimi u pa se ishte jashtëzakonisht i madh.

Në mëngjesin e ditës së sotme (e shtunë) mund të shihet se janë shitur të gjitha biletat.

Stadiumi “Air Albania” ka kapacitet prej 22 mijë vendeve. Kësisoj, atmosfera dhe përkrahja e madhe nga tifozët kuq e zi nuk do të mungojë as në ndeshjen e ardhshme.

Kujtojmë se Shqipëria është në rrugë të mirë për të siguruar kualifikimin në “Euro 2024”.

Kombëtarja shqiptare prin në Grupin E me 10 pikë. Çekia është e dyta me 8 pikë, por me një ndeshje më pak. 

(Kosova Sot Online )