Shevchenko kthehet në kohë, mposhti me shumë mjeshtëri Buffonin

  • S.A /
  • 16 September 2023 - 10:44
Shevchenko kthehet në kohë, mposhti me shumë mjeshtëri Buffonin

Andriy Shevchenko u kthye edhe një herë në fushën e lojës në një ndeshje bamirësie të premten.Ish-sulmuesi i njohur, që vitet më të mira të karrierës i kaloi te Milani, tregoi aftësitë e tij sërish, transmeton "Kosova Sot Online ".

Legjenda ukrainase shënoi një penallti me shumë mjeshtëri ndaj legjendës së Italisë dhe ish-portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon.

Shevchenko shënoi me stilin “panenka” ndaj rivalit të tij të dikurshëm.

Kujtojmë se dy ikonat e Serie A luajtën në këtë ndeshje bamirësie të organizuar nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar Slloveninë, që u përball me përmbytje muajin e kaluar.

(Kosova Sot Online )