FBK, për herë të parë me përfaqësues në një Komision të FIBA Botës

  • S.A /
  • 16 September 2023 - 12:28
FBK, për herë të parë me përfaqësues në një Komision të FIBA Botës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për herë të parë do ta ketë një përfaqësues në një Komision të FIBA Botës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bëhet fjalë për emërimin e Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku në Komisionin e FIBA 3×3 nga Bordi Qendror i FIBA-s.

Emërimi i Dushkut sipas Bordit Qendror të FIBA-s ka ardhur si rrjedhojë e aftësive, përvojës dhe angazhimit të saj për zhvillimin e basketbollit.

Duhet theksuar se Dushku është anëtare e Komisionit të të Rinjve në FIBA Evropë në mandatin 2023-2027, përderisa të njëjtin rol e ka pasur edhe në mandatin 2019-2023.

(Kosova Sot Online )